Aleksandër Albani, kardinali shqiptar mbrojtës i artistëve

16 Tetor, 2022 - 9:00 am

Më 16 tetor 1862 lindi në Urbino të Italisë kardinali Aleksandër Albani, bir i familjes së famshme italiane me origjinë shqiptare, Albani, i pari i së cilës mendohet të ketë qenë Kel Laca, ikur nga Shkodra gjatë sulmit të tmerrshëm turk të vitit 1464.

Ai zuri vend në Urbino të Italisë, ku i lindën dy djem, që nisën të përdorin për herë të patë llagapin Albani. Fillimisht Albanët ndoqën karrierën ushtarake, ndërsa aty nga fillimi i shekullit XVI u lidhën ngushtë me Kurien Romake, në kohën kur në selinë e Shën Pjetrit ishte papa Urbani.

Njëri nga nipat e Kel Lacës, Giovan Francesco Albani, ndoqi karrierën kishtare, duke u bërë kardinal e papë me emrin Klementi XI. Me të fillon radha e gjatë e kardinajve Albani, njëri nga të cilët është edhe Aleksandri (1672-1779), nip i Papës Klementi XI dhe mbrojtës i famshëm i arteve e i artistëve.

Me pasion të madh për artin, ai mblodhi një koleksion tepër të pasur veprash të ndryshme arti, sidomos shtatoresh të lashta. Ky koleksion u bë bërthama e njërit nga muzetë më të pasura të Italisë, vilës-muze të rrugës Salaria në Romë, ndërsa në pallatit tjetër, në zonën e Quattro Fontane, ngriti një nga bibliotekat më të famshme të kohës, punën për themelimin e së cilës e la në duart e studiuesit të famshëm gjerman të arteve, Vinkelman.
Shumë shpejt si muzeu, ashtu edhe biblioteka, u kthyen në qendra të kulturës arbëreshe, gjë që shpjegon qartë se kardinali nuk e kishte harruar atdheun e origjinës.

Familja u shua me vdekjen e Filip Albanit më 1852, ndërsa vijoi të jetojë në Bergamo një degë tjetër e saj, nga e cila gjithashtu dolën njerëz të shquar./ Diasporashqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme