12 Korrik, 2020 - 8:30 pm
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar historike, nominimin e të riut nga fshati SOS në Shqipëri si një nga finalistët e çmimit ndërkombëtar “Hermann Award 2020”.
Veliaj apelon për të votuar Alfredin teksa thotë se “dëshira e tij, është që këtë çmim ta sjellë në Shqipëri, për të dhënë mesazhin e fortë se ky vend është me tradita të hershme humane.
“Historike! Alfred Muharemi, i riu i SOS Fshatrave të Fëmijëve në Shqipëri, na bën të ndihemi krenarë duke u nominuar në tetë finalistët e çmimit ndërkombëtar Hermann Gmeiner Award 2020.
Dëshira e tij, është që këtë çmim ta sjellë në Shqipëri, për të dhënë mesazhin e fortë se ky vend është me tradita të hershme humane”, thotë Veliaj. /Atsh /KultPlus.com