Alpinizmi, hobi kryesor në Zvicër

13 Korrik, 2020 - 7:25 pm

Me jetën që ngadalë po kthehet në normalitet, zviceranët janë të etur të kalojnë kohën në natyrë dhe pa dyshim se alpinizmi është hobi kryesor në Zvicër, pasi që edhe njihet si vend i Apleve, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se alpinizmi njihet nga UNESCO si Trashëgimi e Paprekshme Kulturore e Njerëzimit.

Alpinizmi nuk është vetëm një aktivitet fizik që kërkon cilësi atletike dhe ekspertizë teknike. Definimi i alpinizmit thjesht duke ndjekur kërkimet si eksplorimi i peizazheve tërheqëse ose hulumtimi i arritjeve personale është i pakompletuar. Janë të gjitha këto karakteristika dhe për më tepër karakterizohen nga një kornizë mendore e angazhimit personal, nga ndjenja e vetëpërgjegjësisë, njohuritë – dhe respektin – për lojën natyrale të saj, dhe solidaritin e fortë dhe marrëdhëniet shoqërore.

Këto karakteristika të jashtëzakonshme, prejardhja historike dhe kulturore, bëjnë që alpinizmi ia vlen të identifikohet si një Trashëgimi Kulturore e Paprekshme me një vlerë të jashtëzakonshme dhe universale njerëzore dhe shoqërore.

Zvicra me Alpet e saj, të bukura dhe karakterisitke njihet një art i ngjitjes në majat dhe faqet e bjeshkëve me forcat vetjake fizike, teknike dhe intelektuale, për të sfiduar aftësitë dhe ekspertizën e dikujt përderisa negociohen pengesat natyrore, joartificiale, të vlerësimit dhe supozimit të rreziqeve të matura, të vetëmenaxhimit, vetëpërgjegjësisë dhe solidaritetit dhe  të respektimit të njerëzve të tjerë dhe vendeve natyrore. /Albinfo.ch /KultPlus.com

Të ngjajshme