21 Dhjetor, 2023 - 4:30 pm
Amazon u kurorëzua si marka më e fuqishme në botë, e cila ka një vlerë prej 299.28 miliardë dollarësh.
Në studimin e botuar të martën, Agjencia e Analizës Financiare “TradingPedia”, gjiganti i tregtisë online u ngjit në renditje duke lënë pas vetes liderin e deritanishëm, Apple-n, i cili humbi 16 për qind të vlerës së saj dhe “ra” në 297.51 miliardë dollarë.
Google e gjeti veten në vendin e tretë pasi rriti vlerën e saj për gati 18 miliardë dollarë nga viti i kaluar dhe arriti në 231.38 miliardë dollarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë vendi me më shumti kompani që renditen në TOP-20 markat më të suksesshme.
Kompania më e madhe që nuk është nga shteti amerikan është ai teknologjik i Koresë së Jugut, Samsung, i cili është në vendin e gjashtë me 99.66 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.
Vetëm dy kompani evropiane gjenden në 20 vendet e para, në të dy rastet falë Gjermanisë. Vlera prej 62.93 miliardë dollarësh e “Deutsche Telekom” e vendos atë në vendin e 11-të, ndërsa automjeti luksoz Mercedez-Benz është në vendin e 16-të me një vlerë prej 58.8 miliardë dollarësh.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë udhëheqës të qartë në skenën botërore në listën e 500 markave më të mira. Shtetet e Bashkuara kanë 202 marka në këtë listë ndërsa Kina 79 sosh.
Gjermania ka shtatë marka në mesin e 100 më të mirave, e ndjekur nga Japonia me gjashtë, Koreja e Jugut me katër dhe tre i ka Mbretëria e Bashkuar. / KultPlus.com