Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë

19 Mars, 2025 - 9:21 pm

Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka organizuar një mbrëmje, ku me një prezantim të veçantë ofroi ushqime tradicionale të Kosovës.

Në njoftim thuhet se ky aktivitet promovoi kulturën dhe traditat e popullit të Kosovës, duke i dhënë mundësi diplomatëve nga vende të ndryshme të botës të shijojnë shije unike.

“Ky aktivitet promovoi kulturën dhe traditat tona, duke i dhënë mundësi diplomatëve nga vende të ndryshme të botës të shijojnë shije unike dhe të njohin më shumë për pasurinë e trashëgimisë sonë kulinarie”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të ngjajshme