18 Mars, 2024 - 2:31 pm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përkujtoi sot Musine Kokalarin.
Gjatë Muajit të Historisë së Gruas, ne nderojmë gratë e shquara që kanë ndryshuar botën, përfshirë Musine Kokalarin, një nga gratë më të guximshme shqiptare që sfidoi regjimin komunist, thekson Ambasada e SHBA.
Musine Kokalari (1917–1983) ishte shkrimtare, politikane dhe themeluese e Partisë Social-Demokrate të Shqipërisë në vitin 1943.
Pavarësisht se ishte një nga shkrimtaret e hershme të botuara në Shqipëri, ajo u përball me persekutimin nga regjimi komunist, i cili çoi në varfëri dhe izolim deri në vdekjen e saj.
Refuzimi i saj për t’u përshtatur me një diktaturë dhe dashuria e saj për Shqipërinë na frymëzon edhe sot./ atsh / KultPlus.com