Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta

27 Prill, 2024 - 3:00 pm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim në ditën kombëtare të personave të zhdukur  nga lufta e fundit në Kosovë.

Në reagimin e bërë nga ambasada thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur.

“Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende,  dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, thuhet në postimin e ambasadës, duke shtuar se përgjigjet mbi fatin e personave të zhdukur duhet të jenë prioritet, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi sot se sapo Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, familjarët e të pagjeturve mund të ushtrojnë padi në gjykatat evropiane.

Janë mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, shumica prej tyre fëmijë./ KultPlus.com

Të ngjajshme