Ambasada japoneze dhuron 74 libra të rinj për bibliotekën e Korçës

13 Qershor, 2020 - 6:30 pm

Ambasada japoneze në Tiranë, i dhuroi 74 libra të rinj bibliotekës “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës.

Librat e rinj janë të përzgjedhur nga zhanret e botimeve japoneze dhe të përkthyera në anglisht.Seti i botimeve të veçanta me tematikës historike, i shtohet fondit të bibliotekës së qytetit të Korçës që numëron mbi 15 mijë libra e revista, me rreth 6 mijë tituj  dhe do të shërbejë si një mënyrë komunikimi me kulturën orientale.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito krahas vizitës në godinën e re të bibliotekës u ndal edhe tek teatri dhe muzeu “Bratko”, ku nxënës të talentuar sollën një ekspozitë të veçantë rreth 20 punime pikture frymëzuar nga objektet e këtij muzeu. /KultPlus.com

Të ngjajshme