Ambasadori gjerman merr pjesë në ceremoninë e fillimit të restaurimit të ‘Qendrës Kulturore Hebraike’

20 Nëntor, 2022 - 10:50 pm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar  Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për restaurimin e “Qendrës Hebraike Kulturore” në Prizren.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë sot në ceremoninë e nisjes së restaurimit.

“Mirë që jam sot në ceremoninë e vendosjes së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren, së bashku me ministrin Hajrulla Çeku, ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv, Votim Demiri nga komuniteti hebre, kolegët diplomatë dhe nënkryetarin e komunës së Prizrenit”, ka shkruar Rohde, transmeton Klankosova./ KultPlus.com

Të ngjajshme