Ambasadori i SHBA-së për Masakrën e Reçakut: Askush mos ta harrojë apo mohojë

15 Janar, 2023 - 7:29 pm

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier i është bashkuar përkujtimit për Masakrën e Reçakut ndodhur 24 vite më parë.

Në  një postim në twitter, diplomati Hovenier thekson se “në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit”.

“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, shprehet ambasadori.

Diplomati amerikan nënvizon se: “ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”. /KultPlus.com

A

Të ngjajshme