Ambasadorja Kim i bashkohet fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

11 Dhjetor, 2022 - 11:30 am

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë Yuri Kim iu bashkua grave aktiviste, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve qeveritare dhe ambasadorëve të tjerë për të përmbyllur 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe për shfaqjen e nismës “Off Violence, Power On” të udhëhequr nga BashArt.

Artistë shqiptarë krijuan murale në 14 bashki në mbarë vendin me mesazhe që dënojnë dhunën dhe nxisin barazinë gjinore.

Ambasada e SHBA mbështeti me krenari muralen e Elbasanit, në të cilën citohet “Një grua e mençur nuk dëshiron të jetë armike e askujt; një grua e mençur nuk pranon të jetë viktimë e askujt”, nga poetja amerikane Maya Angelou.

Gjatë aktivitetit, u ekspozuan postera me të 14 muralet nga e gjithë Shqipëria. /atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme