4 Nëntor, 2020 - 11:19 am
Gentian Toshkëzi, neurokirurg i parë shqiptaro-amerikan është zgjedhur në top listën e neurokirurgëve më të mirë për vitin 2020 në shtetin e Pensilvanisë në SHBA.
Ky çmim i është dhënë nga shoqata “America’s Best Doctors”, i cili vlerëson mjekët në bazë të reputacionit të tyre profesional.
Dr. Genti drejton aktualisht një ekip kërkimi shkencor në Universitetin e Qëndrës Spitalore “Thomas Jeferson” në Philadelphia në fushën kurimit të sëmundjeve dhe traumave nervore, si dhe rigjenerimit të patologjive përkatëse në shtyllën kurrizore.
Gjithashtu mjeku i njohur shqiptar udhëheq aplikimin e teknologjive të fjalës së fundit në operacionet neurokirurgjikale duke aplikuar metoda robotike të udhëhequra nga teknologjia 3D.
Toshkëzi përfundoi studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë me medalje ari dhe vijoi karrierën në neurokirurgji në Paris për t’u specializuar më pas në New York./ Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com