25 Nëntor, 2022 - 5:30 pm
Në Katarin e shekullit të 19-të, ngritja e sistemit ‘kuttab’ shënoi fillimin e mësimit të përbashkët për burrat për gratë, megjithatë, arsimi ishte i kufizuar në mësimin e Kuranit në shtëpi.
Në vitin 1938, Amna Mahmoud Al-Jaydah, e konsideruar si mësuesja e parë femër e Katarit, filloi të inicojë ndryshime të mëdha në këtë sistem.
Kur qeveria e Katarit themeloi Shkollën për Djemtë Khalid Bin El Ëalid në vitin 1951, një grua e quajtur Amna Mahmoud Al-Jaidah i kërkoi qeverisë të hapte një shkollë tjetër për vajza, shkruan abcnews.al.
Kërkesa e saj u refuzua për shkak të kundërshtimit të fortë të shoqërisë së Katarit ndaj idesë që vajzat të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë. Amna vizitoi shtëpitë gjatë gjithë ditës për të bindur vendasit që t’i dërgonin vajzat e tyre në shkollë.
Pavarësisht reagimit të ashpër, Amna Mahmoud krijoi shkollën e saj të improvizuar brenda shtëpisë së saj për të edukuar vajzat që do të ndiqnin.
Në vitin 1953 qeveria e Katarit njohu zyrtarisht shkollën e Amna Mahmoud, duke e bërë atë mësuesen e parë të Katarit në shkollën e parë të vajzave të Katarit./KultPlus.com