12 Gusht, 2023 - 1:03 pm
Anëtarët e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, janë ngjitur në Grossglockner në majën më të lartë në Austri me lartësi 3798m, shkruan KultPlus.
Sipas ShKShMK-së, këto ngjitje të Bardhosh Morinës, Lira Avdiut dhe Anjeza Vokshit janë përgatitje psiko-fizike, e të cilat gjithashtu e dëshmojnë edhe profesionalizmin e tyre.
“Me datën10.08.2023, shpëtuesi ynë Bardhosh Morina dhe aspirantet Lira Avdiu, Anjeza Vokshi du ngjitën me sukses në majën e Grossglocknerit ,majën më të lartë në Austri. I urojmë për këtë ngjitje në kushte dimërore dhe ju dëshirojmë suksese të tjera.Specialitët tanë vazhdojnë me përgatitjet psiko-fizike,këto ngjitje dëshmojmë për profesionalizmin dhe pasionin e anëtarëve tanë për bjeshkatarinë”,thuhet në njoftimin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës./KultPlus.com