1 Gusht, 2024 - 10:41 pm
Qytetarë të çdo grupmoshe do të kenë mundësinë të shohin nga afër dhe vizitojnë një nga anijet historike të marinës ushtarake në Durrës.
Nga data 30 korrik deri më datë 2 gusht, anija “Palinuro” do të kryejë një ndalesë në portin detar të Durrësit gjatë së cilës do të presë në bord edhe qytetarët, duke u dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të përjetuar një përvojë të paharrueshme në një prej perlave të marinës historike italiane. Lajmi është dhënë nga Marina Ushtarake përmes një njoftimi të ambasadës italiane në Tiranë. Në anije gjatë kësaj vizite do të mirëpriten edhe studentët nënoficerë të kategorisë së timonierëve.
Dy vite më parë, në tetor, qe anija tjetër shkollë e marinës “Amerigo Vespuci” që hapi dyert për publikun.