5 Dhjetor, 2019 - 3:17 pm
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Homazh e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Anila Kalleshi është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Mbrëmjen Homazh në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Anila Kalleshi themeluese dhe drejtuese e Anila Kalleshi Center presidente e “Albanian Lifestyle Medicine Association”
Anila Kalleshi prej vitesh ushtron profesionin si dietologe klinike dhe drejton qendrën “Anila Kalleshi Center”. Eshtë qendër me eksperiencë 22-vjeçare, e cila ka sjellë rezultate të mrekullueshme ku dëshmitarë janë vetë klientet të cilat kanë qenë dhe janë mjaft të kënaqura nga transformimi që kanë pasur. Rezultatet pozitive të klientëve që zgjodhën të humbnin peshë nëpërmjet seancave në “AKC”, ishin arsyeja pse Anila kurrë nuk u dorëzua por vazhdoi te ecte , duke bërë që sot “Anila KalleshiCenter” të gëzojë një vend të veçante në tregun shqiptar.
Eshte antare e “L’associazione Italiana di Dietetica e Nutrizione Clinica (ADI)”, anëtare e “British Dietetic and Nutrition Association (BDNA)”, anëtare e “European Confederation of Dietetic Association (ECD)”, anëtare e “American Dietetic and Nutritionist Association”, anëtare e “Academy of Nutrition and Dietetics”, anëtare e “ILMA ” dhe LMGA Lifestyle Medicine Global Alliance dhe presidente e “Albanian Lifestyle Medicine Association”./KultPlus.com