Ankand për një orë xhepi të një pasagjeri të ‘Titanik’-ut

15 Prill, 2025 - 8:00 pm

 Një orë xhepi gruaje, e gjetur mes sendeve të një prej pasagjerëve që u mbyt gjatë udhëtimit tragjik të ”Titaniku”-ut, mund të arrijë deri në 50 000 paund në ankand.

Pasagjeri danez i klasit të dytë, Hans Christensen Givard, 27 vjeç, ishte në mesin e 1 500 njerëzve që vdiqën kur anija goditi një ajsberg në vitin 1912.

Givard po udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara me dy shokë, të cilët gjithashtu vdiqën në fatkeqësi.

Ora u gjet kur trupi i Givard u gjet në Atlantikun e Veriut dhe më vonë u varros në Halifax, Kanada.

Në xhepa u gjet një librezë kursimi, çelësa, para në portofol, një orë argjendi, një busull dhe një pasaportë.

Është gjetur edhe ora e xhepit, e cila tregon gjurmë të gërryer nga kripa.

Të gjitha pasuritë e tij iu kthyen vëllait të tij në Danimarkë dhe janë pasardhësit e tij ata që e shesin orën.

Historia fatkeqe e Givard frymëzoi drejtpërdrejt kuratorin Jesper Hjermind dhe mbesën e tij, gazetaren dhe banoren në SHBA, Mette Hjermind McCall, për të shkruar librin ”Titanic – The Danish Stories”, në të cilin përmendet ora e xhepit.

Ajo u ekspozua gjithashtu nga Claes Goran Wetterholm, autoriteti kryesor në botë për elementin skandinav në historinë e ”Titanikut”, në Kopenhagë në 2012.

Ora do të dalë në ankand nga ”Henry Aldridge and Son”, më 26 prill./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme