24 Tetor, 2023 - 5:32 pm
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka publikuar së fundmi një anketë që flet për ngacmimet seksuale ndaj grave në vendin e punës, shkruan KultPlus.
77% e grave të anketuara në Kosovë pohojnë se vendi i tyre i punës nuk ka një mekanizëm për të raportuar incidentet e ngacmimeve seksuale.
Përmes kësaj infografike QKSGJ vashdon fushatën ndërgjegjësuese për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në tregun e punës me fokus të veçantë në sektorin privat.
Të dhënat në infografikë janë nxjerrë nga raporti “Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë”.
Projekti është financuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë./KultPlus.com