27 Maj, 2020 - 5:30 pm
Ylli kinematografik, Anna Kendrick, po e shënon debutimin në seri televizive me projektin e saj të ri “Love Life”.
Shou 10-episodësh e ndjek rrugëtimin e personazhit të saj nga dashuria e parë e jetës në atë të fundit, si dhe bazohet në disa momente nga jeta e saj reale, transmeton Koha.
“Disa prej ngjarjeve që më kanë ndodhur në jetën e përditshme, kemi vendosur t’i përfshijmë edhe në seri. Derisa, gjithçka në këtë shou bazohet në ngjarje të cilat i kanë ndodhur njërës prej skenaristeve të serisë në jetën reale. Prandaj, mendoj se publiku do ta gjejë veten në secilin element të shout, pasi nuk janë ngjarje fiktive por të vërteta.”
Aktorja e njohur hollywoodiane, Kendrick, në këtë projekt televiziv ka rol të dyfishtë, duke shërbyer si protagoniste dhe producente ekzekutive e komedisë romantike e cila do ta ketë premierën në kanalin HBO Max, më 27 maj.
“Kjo ishte një eksperiencë fantastike për mua sepse mendimi im, jo vetëm që merrej në konsideratë, por edhe ishte i kërkuar. Prandaj ndjeja sikur po i bëja të gjitha punët dhe isha më shumë e përfshirë në procesin e realizimit të serisë. Unë zakonisht përkushtohem shumë në projektet e mia, por kësaj radhe nuk ndihesha sikur po i tejkaloi kufijtë.”
Për ta promovuar këtë seri, aktorja ka vendosur të realizoi intervista me gazetarët përmes aplikacionit “Zoom”, duke i respektuar rregullat e distanicimit social për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ajo madje bëri shaka duke thënë se kjo eksperiencë e ka bërë ta çmoj edhe më shumë anën teknike të biznesit të saj.