29 Dhjetor, 2022 - 3:29 pm
Grupi i hakerëve “Anonymous” e ka lëshuar një paralajmërim ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Ky grup përmes një video-mesazhi e ka paralajmëruar Vuçiqin se në rast se ai nuk i ndalon aktivitetet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk do të mbetet pa mbështetje, njofton Klan Kosova.
“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë si kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë”.
“Anonymous nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë”.
“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje”.
“Ne jemi Anonymous. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Në prisni neve”./ KultPlus.com
NEW: Anonymous – Message to Serbian President
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) December 29, 2022
“#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don’t stop your dangerous actions in #Kosovo.” pic.twitter.com/dNOqfmhIdn