Anulohet koncerti i sivjetshëm i Krishtëlindjes për shkak të pandemisë

23 Gusht, 2020 - 9:04 am

Koncerti vjetor i Krishtlindjes nga kori i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është anuluar për shkak të pandemisë me koronavirus.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që koncerti nuk do të mbahet, ka thënë Kim Farah nga kori.

Besimtarët e kësaj kishe me bazë në Utah kanë kufizuar aktivitetet në tempuj ndërsa kanë thënë se lutjet e zakonshme të të dielave do të kthehen vetëm kur do të lejohet nga qeverisja lokale dhe pa masa mbrojtëse. Programi i tyre misionar e ka kthyer fokusin në ligjërata fetare online, raporton AP.

Koncerti i Krishtlindjes i cili u anulua, zakonisht sjell mijëra besimtarë në sallën e Kishës në Salt Lake dhe performojnë mysafirë të tillë si ylli i Brodëay, Kelli O’Hara dhe aktori Richard Thomas. Është mbajtur për dekada me radhë pa ndonjë pengesë.

Kori, po ashtu ka lajmëruar anulimin edhe të dy koncerteve të tjera të vjeshtës dhe audicione të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme