12 Shkurt, 2024 - 11:25 pm
“Aplikacioni Threads, alternativa e Metës ndaj X, tani ka 130 milionë përdorues aktivë mujorë”, tha të enjten CEO Mark Zuckerberg teksa prezantoi rezultatet e tremujorit të parë të kompanisë mëmë Facebook.
Kjo do të thotë se rrjeti social Threads fitoi rreth 30 milionë përdorues të rinj brenda tre muajve. Meta e lansoi aplikacionin në Bashkimin Evropian në dhjetor, pesë muaj pasi u lançua në pjesë të tjera të botës.
Zuckerberg ka thënë gjithmonë se Threads ka potencial për më shumë se një miliard përdorues. Ai theksoi se ai po përdoret më shumë tani sesa gjatë stuhisë fillestare afatshkurtër kur u lançua verën e kaluar.
Threads është ende i vogël në krahasim me platformat e tjera Meta. Facebook tani ka 3.07 miliardë përdorues aktivë mujorë. Çdo muaj, 3.19 milionë përdorues aksesojnë të paktën një aplikacion Mete, i cili zotëron gjithashtu Instagram dhe WhatsApp.
Threads është i ndërlidhur me Instagram, kështu që mund të ndërtohet mbi lidhjet ekzistuese midis qindra miliona përdoruesve./alsatm/KultPlus.com