Apple dhe Nvidia në bisedime për të investuar në OpenAI

30 Gusht, 2024 - 7:00 pm

OpenAI raportohet se po përgatitet për një raund të madh investimi ndërsa Apple dhe Nvidia kanë shprehur interes. Ditën e Enjte Wall Street Journal raportoi se Apple, që ka planifikuar të integrojë ChatGPT në iOS, është në bisedime për të investuar.

Menjëherë pas këtij raporti, Bloomberg tha se Apple është në bisedime por edhe Nvidia ka diskutuar së brendshmi për t’ju bashkuar këtij raundi investimi. Besohet që ky raund udhëhiqet nga Thrive Capital dhe do ta vlerësonte OpenAI me më shumë se 100 miliardë dollarë.

Mbase nuk është një çudi të shohim Apple dhe Nvidia që dëshirojnë të investojnë në OpenAI. Apple do të integrojë ChatGPT me Siri drejt fundit të vitit.

Ndërkaq Nvidia është një furnizues i rëndësishëm i OpenAI, çipet e të cilët fuqizojnë shërbimet AI të kompanisë. Microsoft gjithashtu është në bisedime për t’jua bashkuar këtij raundi sipas Bloomberg. Kompania investoi 1 miliardë dollarë në 2019-ën dhe 10 miliardë dollarë në 2023./KultPlus.com

Të ngjajshme