31 Korrik, 2023 - 5:00 pm
Në një kohë kur kompanitë si Google Microsoft dhe të tjerët kanë nxituar për t’u përfshirë sa më parë në biznesin gjenerues të AI, Apple ka mbajtur një qëndrim më të matur. Dhe pse kompania nuk ka prezantuar ende një sistem AI që mund të përdoret nga publiku, duket se një chatbot i tillë ka nisur të testohet nga një numër i vogël përdoruesish.
Sipas Mark Gurman, Apple GPT është tashmë në përdorim nga punonjësit e kompanisë. I përshkruar si një “shërbim i ngjashëm me ChatGPT”, Gurman pretendon se shërbimi është krijuar për të ndihmuar në testimin e shërbimeve të ardhshme, për të përmbledhur tekste të ndryshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve bazuar në njohuritë ekzistuese për të cilat është trajnuar roboti.
Megjithatë Apple GPT, ose “Ajax” siç njihet zyrtarisht, mund të ketë një të ardhme të ndritur brenda vetë kompanisë – përtej detyrave të saj aktuale, të kufizuara. Një mënyrë aplikimi e mundshme në kompani përfshin ndihmën e stafit mbështetës të AppleCare për të ndihmuar klientët.
Gurman pretendon se Apple ende nuk ka vendosur se si do të duken përfundimisht produktet e saj të ardhshme gjeneruese të AI. Siç është rasti me pothuajse çdo produkt që prodhon, Apple po i merr gjërat ngadalë dhe nuk ka gjasa të bëjë ndonjë njoftim të madh derisa të ketë diçka konkrete për të zbuluar.
Megjithatë, burimet i kanë thënë më parë Gurman se Apple mund të ketë një “njoftim të rëndësishëm lidhur me AI” dikur vitin e ardhshëm. WWDC është format më i mundshëm për një njoftim të tillë, prandaj do të na duhet të presim.