12 Maj, 2020 - 3:34 pm
Arba Kokalari që konsiderohet të jetë shqiptarja e parë që ka siguruar ulësen në Parlamentin Evropian, sot shënon një tjetër sukses, shkruan KultPlus.
Organizata kryesore lëshoi listën e liderëve ku çdo vit renditin 75 gra të reja të vendit, të cilat kanë arritur në pozitat kryesore dhe që bëjnë një ndryshim dhe tregojnë vlerën e udhëheqjes së mirë. Në këtë listë është edhe shqiptarja Arba Kokalari.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arba, përmes një statusi në Facebook ku është shprehur e emocionuar për këtë emërim.
“Jam përulësisht e lumtur dhe e gëzuar që jam emëruar në listën më të lartë të 75 grave udhëheqëse dhe inspiruese. Të jesh një nga vetëm tre politikanë në listë më bën shumë krenare. Shumë faleminderit Drejtuesve, jurisë dhe të gjithëve që më emëruan! Tani unë dhe ekipi im po punojmë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE”, ka shkruar ajo.
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.
Alba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunistë.
Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.
Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik. / KultPlus.com