11 Tetor, 2024 - 11:58 am
Dje në Çifti (Civita) të Kalabrisë ka nisur aktiviteti “Arbëria dhe fëmijët e saj”. Ky aktivitet organizohet në kuadër të ditëve ndërkombëtare të studimeve mbi pakicat gjuhësore dhe politikave të rigjallërimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe.
E pranishme ka qenë edhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati, e cila në fjalën e saj theksoi se, çështja e gjuhës arbëreshe dhe ligjit 482/99, është çështje e arbëreshëve dhe duhet të vijë si sinergji e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve, komunës dhe instancave politike të të dy palëve.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bën me dije se po punon prej katër vitesh për ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe dhe do vijojë të punojë në këtë drejtim./atsh/KultPlus.com