Arbi Pupovci fiton medaljen e bronztë në garën e FIS – it “Erzurum 2020”

15 Dhjetor, 2020 - 8:30 pm

Skitari i Kosovës, Arbi Pupovci, e ka fituar medaljen e bronztë në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, të mbajtur sot në Erzurum të Turqisë.

Pupovci zuri vendin e tretë në disiplinën e sllallomit.

Pas dy lëshimeve, Pupovci përfundoi me kohë 1 minutë, 44 sekonda e 27 të qindtat.

Pupovci krahas medaljes së bronztë ka fituar edhe pikët e para olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Në këtë garë, ku u paraqitën 24 garues, pjesëmarrës ishte edhe Drin Kokaj, i cili përfundoi i teti.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Kiana Kryeziu doli e shtata prej 12 garueseve në disiplinën e sllallomit./ KultPlus.com

Të ngjajshme