22 Nëntor, 2019 - 2:00 pm
KultPlus prej sot deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Ardiana Sokoli (Diana) është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Ardiana Sokoli apo si e thërrasin Diana, me profesion ekonomiste, me një eksperiencë 25 vjeçare në fusha të rëndësishme të ekonomisë. E nisi karrierën në 1993 si pedagoge e Fakultetit Ekonomik në Shkodër, për të vijuar me një karrierë të shkëlqyer 15 vjeçare në sektorin bankar nder drejtueset e Bankës Amerikane të Shqipërisë (me vonë Intesa Sanpaolo Shqipëri). Në vitin 2013, Diana drejtoi Departamentin e Integrimit dhe projekteve në Ministrinë e Mjedisit, dhe përfaqësoi Shqipërinë në disa organizma ndërkombëtare. Në vitin 2018, ju rikthye sektorit të biznesit dhe sot është Zv Presidente e Balfin Group, grup Leader në rajon dhe më gjerë . Është krenare për jetën profesionale, e lumtur me familjen që ka krijuar. Mama e tre djemve të cilët po rriten ashtu si ajo ka dëshiruar e shpresuar.
Be yourself / Ji vetvetja./KultPlus.com