2 Dhjetor, 2019 - 4:00 pm
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Ardianë Pajaziti është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Ardianë Pajaziti, themeluese dhe kryeredaktore e gazetës së parë online për art dhe kulturë, është përzgjedhur për titullin “Zonja që bën Shqiptarinë”, nga bordi i Albanian Excellence, titull që do të jepet në natën Gala të 12 dhjetorit në Mak Albanian Hotel në Tiranë, ku do të mbahet një mbrëmje homazh, në kujtim e respekt të viktimave tragjike të 26 nëntorit, ku 21 Zonjat bashkë me Albanian Excellence do të kenë në fokus për vitin 2020, rikthimin e buzëqeshjes së venitur.
“Urimet më të mira familjare, profesionale dhe personale, nga Albanian Excellence për ju zonja Ardianë Pajaziti, drejtoreshë dhe kryeredaktore në gazetën e parë shqiptare online për art dhe kulturë www.kultplus.com”, thuhet në njoftimin e Albanian Exellence.
Në vendimin për dorëzimin e këtij titulli, Albanian Exellence, Ardianë Pajazitin e ka vlerësuar si këmbëngulëse me punën e saj, e cila ka arritur që nëpërmjet KultPlus të hapë një portë të re të promovimit të kulturës në nivel mbarëkombëtarë dhe më gjerë, duke i dhënë një dimension tjetër qasjes mediale në raport me kulturën .
Po nëpërmjet platformës www.kultplus.com, Ardianë Pajaziti ka themeluar konkursin e poezisë “KultStrofa”, që poashtu ka karakter mbarëkombëtar, sikurse që ka themeluar eventin e madh për rikthimin e artistëve shqiptarë nga Evropa dhe më gjerë, nëpërmjet projektit “Ta zbardhi ftyrën”, duke përfshirë edhe projekte të tjera të rëndësishme kulturore./KultPlus.com