3 Korrik, 2024 - 8:58 pm
Ariana Kasapolli është përzgjedhur drejtoreshë e re e Qendrës Kulturore për Fëmijë në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.
“Sot i urova mirëseardhje edhe drejtores së re të këtij institucioni me shumë rëndësi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, Ariana Kasapollit. Bashkë me Arianën diskutuam gjerësisht për idetë e përbashkëta rreth projekteve të ndryshme që përfshijnë në jetën kulturore fëmijët dhe moshat e reja”, ka shkruar drejtoresha Halimi.
Drejtoresha Halimi më tutje ka thënë së Qendra Kulturore për Fëmijë bart emër kredibil dhe se festivali “Ylberi i Fëmijëve” është ikona e ngjarjeve kulturore.
“Ariana ka një përvojë të jashtëzakonshme në projekte të ndryshme ndërkombëtare në zhvillimin e komunitetit. Studioi gazetarinë në Universitetin e Prishtinës. Rrugëtimi i saj në gazetari ka filluar që nga viti 2004. Ariana për 12 vite ishte e angazhuar si korrespodente në Radion Evropa e Lirë, ku edhe ka fituar çmimin ndërkombëtar në gazetari”, ka shkruar Halimi.
Drejtoresha Halmi gjithashtu ka falënderuar ish drejtoreshën ud. Diellza Sylejmanin për angazhimin dhe përkushtimin e saj si dhe së fundmi enë pozitën e angazhuar ud. Lindita Cervadikun./ KutlPlus.com