Arkëmorti me mbretëreshën Elizabeth II u largua për herë të fundit nga Pallati Buckingham

14 Shtator, 2022 - 6:30 pm

Arkëmorti me mbretëreshën e ndjerë Elizabetha II u largua për herë të fundit nga Pallati Buckingham.

Kortezhin, për në sallën Westminster, e udhëheq Mbreti Charles III, i shoqëruar nga fëmijët William dhe Herry, si dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e uniformës ushtarake te Harry dhe princi Andrew. Arkëmorti, i cili qëndroi një natë në rezidencën kryesore të Monarkisë në Londër, po transportohet nga një karrocë të tërhequr nga kuajt.

Gjatë parakalimit një turmë e mëdha disa kilometra e gjatë nderon në heshtje dhe lot sundimtaren më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabetha II do të qëndrojë në Westminster deri të hënën, kur mbahet dhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit me një funeral shtetëror. / KultPlus.com

Të ngjajshme