Arkeologët peruanë zbulojnë banjën ceremoniale 500-vjeçare

16 Prill, 2023 - 11:33 pm

Arkeologët në Andet peruane kanë zbuluar një kompleks banje të inkëve të ndërtuar 500 vjet më parë, për të cilin ata besojnë se mund t’i ketë shërbyer elitës së Perandorisë së Inkëve që dikur dominonte zona të mëdha të Amerikës së Jugut.

E gjetur pranë “Shtëpisë së Inkëve” në zonën arkeologjike Huanuco Pampa në Perunë qendrore, arkeologët vendas besojnë se banja mund të ketë shërbyer për një qëllim fetar për anëtarët e rangut të lartë të Perandorisë Inka, e cila 500 vjet më parë shtrihej nga Ekuadori jugor në qendrën e Kilit.

Banja është mesatarisht rreth dy metra e thellë, me pishina dhe derdhje të pavarura dhe një kalim qendror që çon ujin në një kanal kullimi që e ndan dhomën në dy platforma të vogla ose “stola” për inkët, tha Ministria e Kulturës e Perusë në një deklaratë, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv

Vendi arkeologjik Huanuco Pampa është pjesë e projektit Qhapaq Nan, një rrjet kompleksi rrugor 25,000 kilometra i gjatë që lidh Ekuadorin, Kolumbinë, Perunë, Bolivinë dhe Argjentinën. Sistemi rrugor u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore në vitin 2014.

Peruja është shtëpia e qindra vendeve arkeologjike në të gjithë vendin, duke përfshirë kështjellën Machu Picchu në kryeqytetin e Inkëve në Cusco./KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme