Arkeologët zbuluan një mensë 3500-vjeçare në Azerbajxhan

11 Korrik, 2024 - 6:30 pm

Një ekip arkeologësh italianë zbuloi një mensë 3500-vjeçare me qeramikë në Azerbajxhan.

Arkeologët deklaruan se është e mundur që mensa të ishte përdorur nga popujt nomadë të Kaukazit Jugor, raportoi ANSA.

Zbulimi në Tava Tepe u bë nga një ekip arkeologësh të udhëhequr nga profesor Niccolò Laneri, profesor i arkeologjisë dhe historisë së artit të Lindjes së Afërt të lashtë në Universitetin e Katanias.

Ky zbulim do të bëhet i ditur me detaje më 12 korrik në festivalin “Arkeofilm” në ishullin grek Naxos./KultPlus.com

Të ngjajshme