Arkeologu egjiptian i bën thirrje Berlinit të kthejë bustin e Mbretëreshës Nefertiti

19 Shtator, 2024 - 8:30 pm

Arkeologu i shquar egjiptian dhe ish-ministri i antikiteteve Zahi Hawass ka nisur një peticion për të kthyer në Egjipt bustin e Mbretëreshës Nefertiti që aktualisht ekspozohet në Muzeun e Ri në Berlin.

Busti i famshëm i pikturuar, rreth 3400 vjeç, u zbulua në vitin 1912 në Tel el-Amarna, rreth 300 km në jug të Kajros, nga një mision arkeologjik gjerman i kryesuar nga arkeologu Ludwig Borhart dhe u dërgua në Berlin vitin e ardhshëm.

Hawass pretendon se pasi u gjet statuja, ajo ishte e veshur me argjilë në mënyrë që të mund të transportohej në Gjermani në mënyrë që të mos binte në sy.

Egjipti ka kërkuar me këmbëngulje rikthimin e statutit që nga viti 1930.

Amarna ishte shkurtimisht kryeqyteti i bashkëshortit të Nefertitit, faraonit Akhenaten të dinastisë së 18-të, i cili sundoi deri në rreth 1335 para Krishtit.

Në peticion, Hawass kërkon kthimin e bustit, duke shpjeguar se ai është marrë ilegalisht nga Egjipti.

Hawass theksoi se ai nuk po bën thirrje për riatdhesimin e artefakteve që janë nxjerrë ligjërisht nga Egjipti.

Fushata e tij fokusohet në kthimin në atdhe të tre objekteve kryesore me vlerë, të cilat janë, së bashku me bustin e Nefertitit, Guri i Rozetës, i cili bëri të mundur deshifrimin e shkrimit të Egjiptit të lashtë dhe zodiakut nga Dendera./KultPlus.com

Të ngjajshme