Nesër në AQSHF përzgjidhen 3 projetet arkitektonike më të mira

14 Qershor, 2021 - 5:01 pm

Bazuar në Paktin për Universitetin, si dhe në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Evropiane, Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit përfaqësuar nga drejtori Iris Elezi nënshkroi në muajin Tetor 2020 një Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin POLIS për zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta për studimin, vlerësimin dhe rikonceptimin e hapësirave muzeore dhe hapësirave të ruajtjes së fondeve arkivore në AQSHF, përcjell KultPlus.

Bashkëpunimi mes AQSHF dhe Universitetit Polis zgjati 8 muaj dhe angazhoi 69 studentë të ndarë në grupe, si dhe pedagogët e tyre Joana Dhiamandi dhe Gjergji Poci, për përpilimin e projekteve arkitektonike për rikonceptimin e hapësirave të interierit në godinën e AQSHF-së.

Nesër me fillim nga ora 14 :00, në sallën e shfaqjeve në AQSHF do të organizohet ceremonia e përzgjedhjes së 3 projekteve më të mira si dhe vlerësimi i studentëve fitues. Në aktivitet do të shfaqet edhe një video ilustruese e punës së studentëve./ KultPlus.com

Të ngjajshme