3 Tetor, 2019 - 1:39 pm
Arlinda Morina është e reja shqiptare nga Kosova, e cila ka fituar një betejë të ashpër kundër kancerit të gjakut. Ajo ishte me leucemi dhe arriti të triumfojë mbi këtë sëmundje.
Sot, fotoja e Arlindës është vendosur pranë kullës Eifel në Paris. Vitin e kaluar e reja u përball me sëmundjen, por në asnjë moment u dorëzua.
Morina karakterizohet për energjinë, talentin dhe dashurinë ndaj filmit. Ajo i është rikthyer sërish jetës, si një nga heroinat e kësaj sëmundje të rëndë.
Fotografia e saj është vendosur pranë kullës Eifel, në mesin e grave që luftuan kancerin dhe është shkrepur nga fotografi, Boubkar Benzabat. /KultPlus.com