14 Janar, 2021 - 6:56 pm
Arlinda Prenaj nga Kosova është shpallur fituese e e konkursit të bukurisë në Gjermani, ‘Miss Grand Germany 2020’, transmeton KultPlus.
Pas këtij konkursi, do të jetë pikërisht Prenaj ajo e cila do të përfaqsojë Gjermani në garat ndërkombëtare
Arlinda përndryshe nuk është një emër i panjohur për shqiptarët, pasi ajo më parë ka triumfuar edhe në konkursin e bukurisë “Miss Grand Kosovo” në vitin 2019
“Miss Grand” është nga tri kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë në rangun botëror. / KultPlus.com