28 Janar, 2023 - 7:00 pm
Tenistja shumë e talentuar, Arlinda Rushiti që është e renditur në pozitën 398 WTA Ranking rikthehet për të e përfaqësuar tenisin kosovar.
23 vjeçarja Rushiti kthehet të përfaqësoj Kosovën në BJC Cup pas 4 vitesh dhe pas tejkalimit të të gjitha pengesave të të kaluarës.
Rikthimi u arrit pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të Kryetarit të FTK-së, Jeton Hadërgjonaj dhe me mirëkuptim të menaxherit dhe sponsorit të saj, Kadri Bajrami.
Arlinda Rushiti për tre vite (2017-2019) të përfaqësimit të Kosovës në BJC Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit i ka arritur 10 fitore në single dhe 3 në double duke i sjell Kosovës shumë fitore ndaj shteteve të forta në tenis. Në atë kohë Arlinda kishte një renditje në vendin 750 WTA.
Me renditjën e tashme 398 WTA dhe me moshën e re që e ka, Arlinda Rushiti me ekipin e saj dhe me ndihmën e sponsorëve e të Ministrisë së Sportit synon që të arrij majat e tenist botëror. Arlinda është shumë afër kualifikimit për në Grand Slam dhe në Lojra Olimpike.
Në muajin prill në Portugali Arlinda Rushiti do të e prezentoj Kosovën në grupin Europa/Afrika II të BJC Cup. /KultPlus.com