Armani mbyll “me lule“ Javën e Modës në Milano

29 Shkurt, 2024 - 8:16 pm

Lulet e dimrit janë lajtmotivi i koleksionit të veshjeve për femra të Xhorxho Armanit për periudhën vjeshtë-dimër 2024.

Lulet e stampuara ose të qëndisura në rozë, jeshile apo blu, i shtonin ngjyrat fustaneve, xhaketave, bluzave, çantave e kapeleve ku dominonin bluja e errët dhe e zeza.

E teksa Java e Modës së luksit në Milano u mbyll, ka nisur ajo e Parisit ku stilistja Maria Gracia Kiuri prezantoi koleksionin vjeshtë-dimër për femra, sipas botëkuptimit të saj.

Dominon stili i viteve ’60, me palltot dhe xhaketat e gjata me rripa të rregullt, fustane të shkurtër herë herë me rripa me rruza shkëlqyese, motivet e kuadratëve, e ku dominojnë e zeza, grija apo kafja e zbehtë./KultPlus.com

A model presents a creation from the Giorgio Armani Fall-Winter 2024/2025 collection at Fashion Week in Milan, Italy, February 25, 2024. REUTERS/Claudia Greco

Të ngjajshme