7 Dhjetor, 2024 - 1:03 pm
Atmosfera festive e fundvitit sapo ka filluar në qytetet e vendit.
Ndezja e dritave është kthyer tashmë në një tradite në qytetet shqiptare. Ditën e sotme u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjeve në Durrës, Fier dhe Bulqizë ku qindra qytetarë ishin të pranishëm.
Sakaq në Fier u organizua edhe një koncert i veçantë nga fëmijët e Qendrës Kulturore. Kryetari i bashkisë, Armando Subashi në një atmosferë të ngrohtë festive ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve me një urim për një vit sa më të mbarë.
Ndërkohë ndryshe nga vitet e tjera, ndezja e dritave te festave të fund vitit tashmë është kthyer në traditë edhe në Bulqizë. Qindra qytetarë e qytetare janë mbledhur në pedonalen e Bulqizës duke ndjekur koncertin festiv të përgatitur nga Qendra Kulturore. Në këtë atmosferë festive ishin të pranishëm këngëtaret Vera Laçi dhe Jete Mazari. Në ndezjen e dritave të pemës kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri dha një mesazh urimi për të gjithë banorët e Bulqizës.