4 Dhjetor, 2019 - 1:26 pm
Shqiptarja Arta Cika është zgjedhur në mesin e 100 fitueseve të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, me ç ‘rast edhe shprehu falënderimin e saj për jurinë e kësaj gare dhe të gjithë njerëzit e tjerë që e kanë mbështetur.
Ajo tha se këtë çmim ia dedikon Shqipërisë dhe të gjithë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.
Ne fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga tërmeti. Siç thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anembanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh ndër tjerash Arta.
TechWomen100 është programi vjetor i njohjes së WeAreTechWomen që vë në pah arritjet e grave në teknologji nën nivelin e menaxhimit të lartë. / KultPlus.com
Listën e plotë të fituesve mund ta gjeni tek linku: https://wearetechwomen.com/techwomen100-awards-winners-2019/