Artane Rizvanolli publikon video ku tregon se kush dhe si subvencionohet për energji

6 Tetor, 2022 - 3:43 pm

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka njoftuar sot në një konferencë për media, se është hapur ftesa për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për energji. Rizvanolli shtoi se duke filluar nga sot qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar.

Aplikimi për këto masa bëhet në platformën E-Kosova, dhe se kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.

Për të përfituar subvencionim, qytetarët fillimisht duhet të krijojnë një llogari në platformën E-Kosova (nëse deri më tani nuk kanë pasur), pastaj në momentin e kyçjes në llogari duhet shkuar te kategoria “Shërbime” e pastaj te nënkategoria “Grante dhe Subvencione”, pas këtyre dy hapave do të shfaqet mundësia e aplikimit për Fazën 1 dhe Fazën 2.

Pas kësaj, në dritaren e ardhshme të hapet formulari që duhet plotësuar nga të gjithë ata të cilët duan që të përfitojnë nga ky subvencionim.

Rizvanolli theksoi se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje. Pritet që të ulet 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen. / KultPlus.com

Të ngjajshme