7 Shtator, 2019 - 4:30 pm
Në vitin 2040 arti mund të mos duket si art (përveç nëse është pikturë), por do të duket si gjithçka tjetër, duke shëmbëllyer zeitgeistin e shumëllojshëm, siç janë edhe vetë artistët.
Do të ketë artistë-aktivistë që do të kryesojnë trazirat politike; do të ketë eksperimentues formalë që gjurmojnë mediume dhe hapësira të reja dhe madje do të ketë tregje të forta në Amerikën Latine, Azi dhe në Afrikë. Prandaj të paktën në botën e kulturës Perëndimi mund ta gjejë veten duke luajtur lojën e zënies së tjetrit që ka mbetur prapa.
E ardhmja mund të duket e pasigurt, por disa gjëra janë të pamohueshme: ndryshimet klimatike, demografia në lëvizje, gjeopolitikat.
E vetmja siguri është se do të ketë ndryshime, edhe të mira, edhe të tmerrshme. Ia vlen të shihet se si artistët do t’u përgjigjen këtyre ndryshimeve, sikundër edhe asaj se cilit qëllim do t’i shërbejë arti tani dhe në të ardhmen.
Njoftimet bëjnë me dije se nga viti 2040 rrjedhojat e ndryshimit klimatik të shkaktuar nga njeriu do të jenë të pashmangshme, duke e bërë atë çështje madhore në qendrën e artit dhe jetës në njëzet vjetët e ardhshëm. Artistët e së nesërmes do të rreken me mundësitë pasnjerëzore dhe pasantropogjene – si inteligjenca artificiale, ngulimet njerëzore në hapësira të jashtme dhe mallkimi potencial. /KultPlus.com