Artikulli nga Kosova ndër më të klikuarit në e-librin ‘Youth, Health and Development in Diverse Cultures and Contexts’

17 Gusht, 2023 - 11:50 am

Artikulli i parë i ‘Klinikës Epatia’ mbi efektivitetin e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm është bërë pjesë e e-librit “Youth, Health and Development in Diverse Cultures and Contexts” të botuar nga Frontiers, e i cili njëherit  është një nga më të klikuarit, shikuarit dhe shkarkuarit, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur udhëheqësi i ‘Klinikës Empatia’ dhe profesori universitar Fitim Uka, përmes një postimi në facebook.

“We go big and international!

Artikulli ynë i parë mbi efektivitetin e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm është pjesë e e-librit “Youth, Health and Development in Diverse Cultures and Contexts” të botuar nga Frontiers. Një nga më të klikuarit, shikuarit dhe shkarkuarit.

Faleminderit shumë të gjithëve!

Linkun për artikullin e parë e gjeni në komentin e parë!”, thuhet në postimin e profesorit Uka.

Linku ku mund të gjeni artikullin e publikuar:

https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/fpsyg.2022.1005709/full?fbclid=IwAR1-MzcGeqOy3ojvam8L6Rpndaq0xWJx76-kqwzQNI2IDe5iE_M_7x_XS7Q

Të ngjajshme