8 Korrik, 2020 - 10:00 pm
Shkruan: Hivzi Muharremi
Fatmir Krypa i takon brezit të vjetër të krijuesëve të arteve pamore, i cili që nga Shkolla e Mesme e Arteve në Pejë e deri me sot aktivisht mirret me punë kreative. Si zakonisht që ndodhë gjatë periudhave më të brishta, më dramatike krijuesit e arteve atë situatë e kanë shpërfaqë përmes veprave artistike. Akumulimin më të madh padyshim, frymëzues e kanë arritë dhe njëherit në shpirtin e tyre është krijuar një shtresim i cili tek disa krijues ka shpërthy në mënyrë eruptive. Ky erupcion i vërtetë në këtë kohë pandemie, kur i tërë globi botëror po e përjeton dhe do ta përjetjë edhe një kohë të gjatë. Artisti, grafiku dhe profesori i respektuar me të cilin 40 vjet kemi punuar bashkë në Akademinë e Arteve në Prishtinë, si dhe mbi 10 vite në Akademinë e Arteve në Tetovë, ku njëherit kemi qenë edhe në mesin e themeluesëve të Universitetit nga viti 1995 në Tetovë.
Nga punimet e shumta të punuara në këto kohë pa kohë, në këtë monotoni pandemie në fillim izoluese apo të një jete të mbyllur karantine, grafisti Fatmir Krypa realizojë një serë fletëgrafikash. Pra, ishte dhe është shumë aktiv dhe produktiv me punimet e realizuara, përkatësisht të prezantuara për dashamirët e artit në përgjithësi.
Unë këtë shkrim, impresario për veprat e artistit Fatmir Krypa, i cili në asnjë cast nuk u nda nga krijimtaria pa marrë parasysh kushteve dhe rrethanave ekzistuese, tejet të pavolitshme, ai me devocion dhe pandalshmërie edhe në këto kohëra të bezdishme e vazhdoi rrugëtimin e tij krijues. Unë me këtë rast do të ndalem vetëm në ciklin e “Tebdileve”. Punimet e këtij cikli shprehin një kontradikt të kohës ekzistuese, progresin dhe regresin. Një emancipim i denjë dhe i vërtetë i femrës shqiptare e cila has në kundërshtim me doket dhe zakonet e kohës përkatëse. Disa sugjerojnë këto doke e zakone e disa e mbrojnë. Këto imazhe të trajtësuara nga Fatmir Krypa kanë mbetur si dëshmi të asaj kohe. Struktura, hapësira e këtyre fletëgrafikave është e begatuar me raportin e dritë-hijeve dhe koloritit, ku cdo fragment spikatë me struktura përmbajtësore. Aplikimi i ngjyrës në cdo fletëgrafikë është manifestuar me qëllim të orvatjes për arritje të efekteve pikturale në mes të pikturës dhe grafikës….