Artistët të pikëlluar për vdekjen e Leze Qenës: Një yll iu bashku qiellit

25 Mars, 2020 - 11:56 am

Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur për publikun shqiptar Leze Qena, shkruan KultPlus.

Ikja e saj ka pikëlluar të gjithë ata që e njohën e në veçanti komunitetin artistik me të cilët Lezja ndau shumë momente nga jeta e saj, qofshin ato profesionale apo edhe personale.

KultPlus ju sjell disa nga reagimet e artistëve pasi morën lajmin e vdekjes për aktoren Leze Qena:

Lena Kryeziu BokshiTezja Leze po na le nje boshllek te madh. Storiet e saje qe na kan bo me qeshe me lot kan me na mungu shume.
Pushofte e qete e ne do ta kujtojme pergjithmone per energjine, dashurine dhe miqesine qe ka buru prej shpritit te saje, e mbi te gjitha per rolet e mrekullueshme qe i ka kriju.
Ngushellime Familjes, Argjenda (Fiarjoun Hajdini) behu e forte e dashun, ngushellime miqve dhe kolegeve.

Shkumbin Istrefi Pusho e qete, aktorja jone Leze Qena. Faleminderit per momentet e bukura qe na ke dhuruar, jo vetem me punen tende, por edhe ne shoqeri. Lezja, gjithmone e qeshur ❤.

Vlora Merovci Gjithmone kam menduar qe ti nuk ke me vdek kurre…
Falemnderit per te gjitha!
Lamtumire😔

Adriana Matoshidhe ni yll iu bashku Qiellit!
Pusho e qete ne Parajse drite e Diellit,e faleminderit per krejt cka ke bo per vendin!
Energjia qe ti ke lane ka me na mbajte gjate!
Ngushellime familjareve,miqve e kolegeve!

Anisa ismajli Lezja jonë!
Ta kisha lakmi gjithmonë energjinë tënde, buzëqeshjen dhe humorin tënd të mirë.
Pusho e qetë inspirimi im
Të dua ❤

Naser RafunaLeze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë të saj eeiii… ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin më të madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha i them ngushëllime familjes Spaqi dhe Qena dhe tërë komunitetit artistik. Elizabeta jonë ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtoj si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por edhe si personin që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot.
“Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.
Ngushëllime.
/ KultPlus.com

Të ngjajshme