10 Shkurt, 2021 - 8:28 pm
Kemi parë metoda të ndryshme të artistëve për t’i vënë në jetë punimet e tyre artistike.
Mirëpo, një artist nga Chicago është duke mahnitur të gjithë me metodën e tij të grafiteve.
Eduardo Vea Keating apo i njohur si ‘NosE’ grafitet në mure është duke i bërë me anë të borës.
Puna e Keating po vlerësohet shumë edhe nga njerëzit e tjerë, të cilët po e cilësojnë si mjaft kreative.
“Është shumë mirë kur njerëzit thonë se e pëlqejnë dhe e vlerësojnë, kështu që është e mrekullueshme”, tha Keating./ KultPlus.com