Artistja shqiptare, finaliste në konkursin prestigjioz ‘Circa Prize’ në Londër

19 Shtator, 2023 - 10:45 pm

Fotografja dhe artisja vizuale, Blerta Kambo, është shpallur finaliste për Circa Prize, një çmim prestigjioz i arteve bashkohore për artistët e rinj, e organizuar nga Circa Art ( Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) në Britaninë e Madhe, përcjell albinfo.ch.

Blerta është përzgjedhur nga një grup kuratorësh, së bashku me 29 artistë të tjerë, si finaliste, në një konkurs të hapur me pjesëmarrje nga e gjithë bota. Kjo është hera e parë që një shqiptare është finaliste për Circa Prize.

Video e saj “Gur i rëndë” / “Heavy Stone”, u shfaq më 3 shtator në ekranet e mëdha të Sheshit Picadilly Circus, në Londër. Po ashtu video u shfaq në Berlin dhe në Milano, në të njëjtën orë lokale 20:23, përcjell tutje albinfo.ch.

Video e Blertës trajton në mënyre poetike si videoart, temën e emigrimit.

Konkurohet për dy çmime, një të vendosur nga juria (e cila përbehet nga disa prej emrave më të afirmuar të artit bashkohor) dhe një votë e publikut.

Ju mund ta shihni e të votoni Blerta Kambon në këtë link. /KultPlus.com

Të ngjajshme