Asgjësohen miliona kopje pasi në gazetë mungonte emri i liderit

7 Prill, 2023 - 6:30 pm

Të paktën tre milionë kopje të edicionit të 30 marsit të “People’s Daily”, zëri i Partisë Komuniste të Kinës, u tërhoqën dhe u asgjësuan pas një gabimi politik, ku emri i presidentit Xi Jinping u anashkalua.

Si gazeta zyrtare e PKK-së, ”People’s Daily” shitet në stendat e gazetave dhe shpërndahet në universitete, zyra partiake dhe institucione të tjera.

Të gjithë shitësit morën njoftime që kërkonin të shkatërronin materialin e konsideruar fyes.

”Uniteti dhe lufta janë e vetmja mënyrë që populli kinez të krijojë një sukses historik”,  lexohet në komentin e faqes 5 duke treguar sukseset e Kinës nën lidershipin e presidentit Xi.

Për këtë, gabimi mund t’i kushtojë edhe vendin e punës Tuos Zhenit, redaktorit të gazetës së përditshme./ KultPlus.com

Të ngjajshme