AShAK: Rezultati në PISA na bën të skuqemi të gjithë

4 Dhjetor, 2019 - 5:45 pm

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës rezultatet e Kosovës në testin PISA i quajti dëshpëruese duke thënë se mosreagimi i përgjegjësve për këtë situatë e bën edhe më shumë dëshpëruese. Akademia shkruan se arsimi është një nga dështimet më të mëdha të vendit dhe se kriza e tij është më e madhja e shoqërisë.

“Nxënia e dijeve nuk është dështimi i vetëm në arsim, ai është një segment i dukshëm i afishuar në një mënyrë të tillë, që na bën me dije se Kosova është e përfshirë prej shumë vitesh në një krizë të mësimit dhe të dijes, e cila si shtet dhe si komb na lë pa të ardhme”.

“Testi i PISA-s nuk është dhe nuk mund të merret si komponentë artificiale e arsimit, siç pretendojnë institucionet tona. Ai është një indikator që tregon një gjendje dhe nuk është asnjëherë qëllim i vetvetes, që flet qartë se ka ardhur koha për të marrë përgjegjësi, ngase kjo krizë nuk e amniston askënd” Klan Kosova / KultPlus.com

Të ngjajshme